Flash News

KRYESORE

Austria paralajmëron tërheqjen nga marrëveshja e OKB-së për migracionin

Austria paralajmëron tërheqjen nga marrëveshja e OKB-së

Austria mund të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë, për t’u tërhequr nga mbështetja e një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara mbi migracionin, duke shprehur shqetësimin rreth sovranitetit të saj dhe kufizimeve të mundshme në lirinë e saj për të vepruar.

“Ne i shohim disa nga pikat në këtë marrëveshje, si shumë kritike. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sovranitetin e vendit tonë dhe për të siguruar që ne si Republika e Austrisë mund të vendosim për veten tonë, për çështjet e migracionit “, tha kancelari Sebastian Kurz në një deklaratë për mediat.

Marrëveshja Globale për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt u miratua në korrik nga të gjithë vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përveç SHBA-ve dhe Hungarisë.

 

Të fundit