Flash News

KRYESORE

Bardh Spahia nuk zhgënjehet nga Rilindja: Të gjithë personazheve u jep të njëjtin skenar

Bardh Spahia nuk zhgënjehet nga Rilindja: Të gjithë personazheve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar mbi deklaratën e kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, i cili hedh poshtë akuzat e PD-së për të kaluarën problematike.

Pas reagimit të Pjetrit, ish-deputeti Spahia është shprehur duke thënë se nuk është zhgënjyer aspak nga Rilindja pas kësaj deklarate pasi sipas tij të njëjtin skenar i japin të gjitha personazheve.

Spahia shprehet se po më të njëjtën gjuhë kanë folur dhe Elvis Roshi dhe Vangjush Dako, të gjithë flisnin në vend të prokurorisë.

Statusi i plotë i ish-deputetit:

PER TE QESHUR E PER TE QARE

Ne vend te Prokurorise reagon Valdrin Pjetri! Rilindja nuk zhgenjen se te gjithe personazheve u jep te njejtin skenar! Edhe Elvis Roshi, edhe Vangjush Dako...te gjithe flisnin ne vend te prokurorise! Valdrini madje edhe i tregon se si duhet te hetohet "jo bazuar ne indicje". Ne vend qe te thirret e te pyetet per akuzen publike tashme, i perzgjedhuri i Rames, po i jep leksione hetimi Arta Markut! Ne fakt te tilla ka marre qekur u emerua PPP. Te shohim nese do pranoje leksionin e rradhes, apo do kujtohet se edhe duhet te beje detyren ndonjehere! Nese Valdrini nuk ndjen detyrim t'i shpjegoje 5% qe e votoi, se pse u shpall non grata nga Italia per nje dekade, atehere situata eshte me rende! Ti mund te kesh shpresa se Arta Marku mund te te shpetoje duke shkelur ligjin, por sado para te kesh bere para debimit, sado para te kesh bere si drejtor i Rames ne hipoteke, e kaluara nuk blihet dot!

#IShantazhueshem#FiksPerRilindjen

#TurpPerShkodren

Të fundit