Flash News

KRYESORE

Basha mban fjalën, takohet me presidentin Trump në ‘Javën e Shtëpisë së Bardhë’

Basha mban fjalën, takohet me presidentin Trump në ‘Javën e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në ‘Javën e Shtëpisë së Bardhë’ me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Basha kishte premtuar më herët se do të takohej me Trump, të cilit do i paraqiste planin për ‘Republikën e Re’ dhe do i garantonte mbështetjen e Shqipërisë për aleancën me SHBA.

Takimi Basha-Trump është zhvilluar në kuadër të javës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëhet politikani i parë shqiptar që zhvillon takim me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Të fundit