Flash News

KRYESORE

Berisha drejt refuzimit të marrëveshjes Rama-Basha? “Në Shqipëri po zhvillohet një farsë elektorale”

Berisha drejt refuzimit të marrëveshjes Rama-Basha? “Në

Vetëm pak minuta pasi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta deklaroi se do armatosë popullin nëse policia nuk arreston dhunuesit e militantit të LSI, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gjithashtu një reagim të fortë.

Për herë të parë që pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama-Basha dhe fillimit të fushatës elektorale, Berisha thekson se në Shqipëri është duke u zhvilluar një farsë elektorale. Ish-kryeministri është nxitur për të bërë këtë deklaratë nga thirrja e Edi Ramës për pjesëmarrjen e policisë në fushatë.

Në narko-republikën e Noriegës, zgjedhjet janë farsë, ligjet janë letër e vdekur, çunat e krimit janë vetem militantë të partisë-shtet, partisë kanabiste. Ndaj dhe Noriega, dje bëri atë që nuk e ka bërë as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit lëshoi klithmën që vijon "U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE." Me këtë thirrje Edi Rama tregon qartë dhe përfundimisht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në foto keni edhe përcaktimet ligjore, të cilat për Noriegen janë thjeshtë një letër higjenike apo letër e vdekur”, shprehet Berisha.

Me këtë reagim, Berisha rrëzon të gjithë protesën e opozitës në çadër dhe nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin Rama që kishte si qëllim kryesor garantimin e një procesi të sigurt elektoral. Ish-kryeministri e ka përshëndetur më parë marrëveshjen dhe ka vlerësuar dy liderët për arritjen e kompromisit.

Deri më sot, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është ankuar për garancinë e procesit, por shprehet i bindur se “republika e vjetër” ka rënë.

Të fundit