Flash News

KRYESORE

Berlusconi tregon sekretet: Vetëm 3 trajnerë me dëgjonin për skemat

Berlusconi tregon sekretet: Vetëm 3 trajnerë me dëgjonin për

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dhënë një intervistë të gjatë për kohën kur ishte presidenti i ekipit italian. Ai ringriti "Djallin" në nivelin e tij më të mirë dhe tregon eksperiencën me trajnerët që ka punuar.

"Kam qenë milanist që i vogël, shkoja në stadium me tim atë. Kisha Milanin në zemër. Kur i pashë në vështirësi ekonomike, vendosa që të zbrisja në fushë dhe aty nisi një histori e mrekullueshme. Nuk ishte shkëndijë, por zjarr i madh: në vitin e parë vetëm administruam Milanin që ishte ndërtuar nga pronarët e të shkuarës, më pas nisëm merkaton. Takuam Saçhin, që na jepte garanci rreth modulit, sjelljes në fushë dhe aftësisë për të krijuar grup të madh. Vendosëm një program dhe ambicjet i kthyem realitet, duek fituar titull, Kupën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale".

Trajnerët - "Mund të them se me tre trajnerë kam bashkëpunuar gjatë 25 viteve të mia kuqezi. Saçhi, Ancelotti dhe Capello. Ishim në sintoni dhe bisedonim edhe për formacionet. Ishin ata që pajtoheshin me skemën që më pëlqente edhe mua. Madje, flisnim përpara ndeshjeve".

Sacchi - "Rëndësia e tij është e madhe dhe e kuptova që në fillim se ishte i duhuri për ne. Në atë periudhë, në Itali, dominonte filozofia e mbrojtjes dhe në transfertë luhej me kundërsulm. Ne donim që skuadra të zbriste gjithmonë në fushë për të fituar, bindur dhe shënuar shumë gola. Ia dolëm, duke realizuar objektivat".

Van Basten - "E njihja nëpërmjet shtypit por nuk e kisha parë. U nisa personalisht të flisja me të. Nuk donte të vinte në Itali por me aftësitë e mia në fund e mora. E patë se çfarë bëri?!".

Tifozët - "Kudo që shkoj ka njerëz që më falënderojnë për atë që kam bërë për Milanin. Edhe të huaj. Jam presidenti që ka fituar më shumë në botën e futbollit".

Të fundit