Flash News

KRYESORE

Betimi te noteri si gjyqtare e Kushtetueses, vjen reagimi i parë nga PS për Arta Vorpsin

Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste lidhur me betimin e gjyqtares Arta Vorpsi te noteri, pasi u la të nënkuptohej nga presidenti Meta se nuk do ta thërrasë për të bërë betimin si një nga anëtaret që u zgjodh automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas seancës së fundit parlamentare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e shumicës pas këtij akti, tashmë të dërguar në presidencë, KED dhe Kuvend.

Balla shmangu një përgjigje konkrete duke thënë se për këtë do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend.

“Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu, do kemi kohë boll, pas pak mblidhet konferenca e kryetareve dhe do ketë diskutim për këtë çeshtje dhe mendoj se në këtë kontekst të krijuar duhet një qëndrim institucional nga kuvendi.  Duroni dhe do ju kthejmë përgjigje”, u shpreh Balla.

Kriza e re e Gjykatës Kushtetuese, nga zbrazja prej vettingut te përplasja e Metës me KED e mazhorancën

Të fundit