Flash News

Bota

Dyshimet ndaj AstraZeneca-s, ndalohet prova te fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar

Dyshimet ndaj AstraZeneca-s, ndalohet prova te fëmijët në
Foto ilustruese

Universiteti i Oksfordit tha të martën se kishte ndaluar provën e vaksinës AstraZeneca te femijët dhe adoleshentët në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pret të analizojë më shume të dhëna për rastet me mpiksje gjaku te të rriturit.

Universiteti, i cili ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së 'zhurmshme', tha në një deklaratë se nuk kishte "asnjë shqetësim sigurie" në provë, por pranoi frikën për një lidhje të mundshme me mpiksjen, duke thënë se po priste të dhëna shtesë nga Rregullatori i Barnave dhe Shëndetit të Britanisë Agjencia (MHRA) para se të rifillojë studimin.

MHRA raportoi gjatë fundjavës se kishte pasur 30 raste të mpiksjes së gjakut dhe shtatë viktima nga 18 milionë doza të administruara në Britani.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit