Flash News


Bota

Tërmeti i fuqishëm/ Mbingarkohen spitalet në Siri, Turqia ngre alarmin për ndihmë

Tërmeti i fuqishëm/ Mbingarkohen spitalet në Siri, Turqia ngre

Spitalet janë të mbingarkuar, ndërsa pacientët po qëndrojnë në korridore pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm. Kështu ka bërë me dije Shoqëria Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS).

"Ka një nevojë të menjëhershme për furnizime dhe një përgjigje gjithëpërfshirëse emergjente. Shumë spitale janë plot, por disa objekte kritike, duke përfshirë Spitalin Al Dana duhej të evakuonin pacientët pasi pësuan dëme të rënda nga tërmeti. Po kështu, Materniteti Idleb u detyrua të transferonte të gjithë të porsalindurit në një spital aty pranë", tha organizata në një deklaratë.

Ndërkohë Turqia ka ngritur alarmin për ndihmë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur të dërgohen nga shtete të ndryshme, së fundmi nga Holanda.

 

Të fundit