Flash News

Bota

Kryeministrja e Finlandës: Evropa do të ishte në telashe pa SHBA

Kryeministrja e Finlandës: Evropa do të ishte në telashe pa SHBA

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se Evropa nuk është "mjaft e fortë" për t'i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës dhe i është dashur mbështetja e SHBA.

Gjatë një vizite në Australi, udhëheqësja e anëtarit në pritje të NATO-s tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.

“Duhet të jem e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani”, tha ajo. “Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.

SHBA është deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë (17.7 miliardë euro; 15.2 miliardë £) mbështetje.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, shkruan BBC.

Duke folur në Institutin Lowy në Sydney të premten, zonja Marin tha: "Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropën nuk është ende mjaft e fortë."

Të fundit