Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Nga “AstraZeneca” në "Vaxzevria", kompania ndryshon emrin e vaksinës pas dyshimeve për sigurinë e saj

■ UEFA heq kufizimin për tifozët në stadium. Pjesëmarja totale e spektatorëve do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.

■ Një grup prej 14 shtetesh ka ngritur shqetësime mbi një raport të ri nga OBSH mbi origjinën e koronavirusit, duke përmendur vonesa dhe mungesë të aksesit të plotë në të dhëna.

■ Greqia ka miratuar planin kombëtar të rimëkëmbjes. Ai përbëhet nga 170 projekte, investime dhe reforma. Ky plan synon të krijojë 200,000 vende pune dhe të rrisë PBB me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme.

■ Pfizer-BioNTech tha se një provë klinike tregoi se vaksina e saj Covid ishte jashtëzakonisht e efektshme në moshat 12-15 vjeç, pa infeksione te fëmijët që e morën atë.

■ Kryeministri Mario Draghi i Italisë lëshoi një dekret që kërkon që punëtorët në institucionet e kujdesit shëndetësor të vaksinohen. Disa analistë ligjorë kanë thënë se lëvizja mund të shkelë ligjet e privatësisë të Italisë.

■ Shërbimi veterinar shtetëror i Rusisë tha se, të parët në botë, kishte miratuar një vaksinë të koronavirusit për kafshët, e destinuar për përdorim në fermat e gëzofëve ose për macet dhe qentë shtëpiakë.

■ Në Spanjë dhe vendet e tjera evropiane, autoritetet kanë kufizuar udhëtimin e brendshëm të banorëve edhe pse i lënë ata të shkojnë jashtë, ndërsa turistët e huaj lejohen të hyjnë dhe të lëvizin më lirshëm.

■ Italia dëboi dy diplomatë rusë nën akuzat e spiunazhit, pasi hetuesit thanë se një zyrtar i Marinës Italiane u vu re duke u dhënë atyre dokumente të klasifikuara në këmbim të parave.

■ Aleksei Navalny, udhëheqësi i burgosur rus i opozitës, tha se po fillonte një grevë urie për të kërkuar trajtim më të mirë mjekësor.

■ U deshën gjashtë ditë për të çliruar anijen gjigande të kontejnerëve që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, por mund të duhen vite që kompanitë e mallrave, siguruesit, zyrtarët qeveritarë dhe avokatët të zgjidhin se kush do të paguajë për humbjet.

■ Presidenti Biden zbuloi dje një plan infrastrukture 2 trilion dollarë, një propozim i gjerë për të rregulluar urat, rrugët, linjat hekurudhore dhe shërbimet e plakura amerikane. Do të kthejë investimet e qeverisë në ato zona, si pjesë e ekonomisë, në nivelet më të larta që nga vitet 1960.

■ Prokurorët në Manhattan të cilët kanë hetuar ish-Presidentin Donald Trump dhe Organizatën Trump kërkuan të dhënat personale bankare së zyrtarit kryesor financiar të kompanisë dhe janë duke kontrolluar dhuratat që ai mori nga Trump.

 

Të fundit