Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kompania Johnson & Johnson ka nisur shpërndarjen e vaksinës së saj në vendet e BE, tha një ligjvënës i Bashkimit Evropian. Ajo është zotuar t'i japë BE-së deri në fund të qershorit 55 milionë doza.

■ Një seri rregullash të reja dhe furnizime me doza të tjera, strategjia e Italisë për të fituar betejën me Covid-19 .

Gjermania ka regjistruar më shumë se 3 milionë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, thirrje për ashpërsim të masave.

■ Australia ka hequr dorë nga qëllimi i vaksinimit të të gjithë popullsisë  në 2021. Vonesa vjen pasi ajo braktisi vaksinën AstraZeneca për njerëzit nën 50 vjeç, duke i kaluar në vaksinën Pfizer-BioNTech. Këto injkesione të reja nuk pritet të mbërrijnë deri në fund të vitit.

■ Pas afërsisht një muaji burg, italianët në pjesën më të madhe të vendit tani lejohen të blejnë në dyqane përveç supermarketeve dhe farmacive dhe të frekuentojnë sallonet e bukurisë. Lëvizja nëpër qytete dhe rajone është akoma e kufizuar në mënyrë rigoroze dhe shtetrrethimi I orës 10.00 mbetet në fuqi.

■ Një koktej antitrupash i zhvilluar nga Regeneron ofron mbrojtje të fortë kundër Covid-19 kur u jepet njerëzve që jetojnë me dikë të infektuar me koronavirus, sipas rezultateve të provës klinike.

■ Protestat shpërthyen pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një zezak në Minesota jo shumë larg nga vendi ku Derek Chauvin po gjykohet për vdekjen e George Floyd. Daunte Ëright, 20 vjeç, ishte ndaluar për shkelje të rregullave të trafikut.

■ Administrata e Biden arriti marrëveshje me Meksikën, Hondurasin dhe Guatemalën për të rritur masat që synojnë zvogëlimin e migrimit drejt kufirit të SHBA.

■ David Cameron, ish-kryeministri britanik, përballet me një hetim zyrtar pas zbulimeve se ai loboi ish kolegë me mesazhe dhe në biseda direkte në emër të firmës financiare anglo-australiane Greensill Capital, e cila tani ka falimentuar.

■ Ngrica më e fortë në dekada ka shkatërruar industrinë franceze të verës, e cila ndërkohë po vuante efektet e pandemisë dhe tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump.

■ Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, kërcënoi me ndëshkim kundër Izraelit për atë që ai tha se ishte një sulm në një fabrikë pasurimi uraniumi gjatë fundjavës që shkaktoi një ndërprerje të energjisë atje.

Të fundit