Flash News

Bota

Ukraina ka rezerva të mjaftueshme të karburantit bërthamor për dy vitet e ardhshme

Ukraina ka rezerva të mjaftueshme të karburantit bërthamor

Ukraina mund të përballojë dy vitet e ardhshme me rezervat e saj ekzistuese të karburantit bërthamor, tha të dielën presidenti i kompanisë shtetërore bërthamore të vendit.

Petro Kotin, i cili drejton Energoatom, e bëri këtë koment në një intervistë për mediat ukrainase.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina nuk ka blerë karburant bërthamor rus, duke u mbështetur në rezervat e veta. Energoatom thotë se po kalon çdo njësi nga termocentralet e saj bërthamore që mbështeteshin në karburantin rus në Westinghouse Electric, një kompani e teknologjisë bërthamore me bazë në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara.

"Ne po punojmë me Westinghouse për të krijuar linjën tonë të prodhimit të karburantit, bazuar në teknologjitë e tyre. Pra, gjysmën e saj do ta prodhojmë vetë, dhe gjysma tjeter do të furnizohet nga Westinghouse”, tha Kotin.

Të fundit