
Flash News
Nga Venezuela për të ushtruar pr*stitucion në Vlorë, në hetim 3 vajza
Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri të lartë (EMRI)
Aksoni antid*ogë në Shkodër, kush është ish-Shefi i Krimeve i shpallur në kërkim nga SPAK
D*ogë nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, edhe policë të përfshirë
Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
Edhe pse tarifa 10% mbi eksportet drejt SHBA-së përbën një zhvillim të rëndësishëm për disa sektorë të eksporteve, sipas ekspertëve, në tërësi, nuk pritet të ketë ndikim të gjerë në ekonominë shqiptare.
Selami Xhepa, profesor i ekonomisë, vlerëson se vlerat e eksporteve janë të ulëta në krahasim me totalin e tregtisë së jashtme të vendit. Për rrjedhojë, efektet makroekonomike do të jenë të kufizuara, por të ndjeshme për sektorin e bimëve mjekësore.
“Vendimi nuk pritet të ketë efekte makroekonomike te sektorët eksportues, pasi pesha e tyre është e vogël në totalin e eksporteve shqiptare drejt shteteve të huaja.
Përjashtuar eksportuesit e bimëve mjekësore dhe erëzave, që do të detyrohen të rishikojnë kontratat e tyre, për shkak të ndryshimeve të çmimeve. Në sektorë të tjerë nuk pritet të ketë efekte në nivelin makro”.
Në totalin e eksporteve shqiptare drejt shteteve, ato drejt SHBA-së zunë 1,8% të peshës. Eksportet janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve europiane dhe rajonale.
Në vitin 2024, sipas INSTAT, 44% e eksporteve u përqendruan drejt Italisë, 10% drejt Kosovës, 6% drejt Gjermanisë. Pesha e eksporteve drejt Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut për secilin shtet ishte 3%.
Pas vendimit të 5 prillit 2025 për vendosjen e tarifave për mallrat që do të hyjnë drejt SHBA-së, katër ditë më vonë, më 9 prill, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli pezullimin 90-ditor të tarifave tregtare për shumicën e vendeve partnere.
Vendimi erdhi si reagim ndaj presionit ndërkombëtar dhe frikës së rritjes së pasigurisë në tregjet financiare globale.
Pezullimi solli uljen e tarifave në nivelin 10% për një sërë vendesh, përfshirë shtetet e Bashkimit Europian, Japoninë dhe disa vende të Azisë Juglindore, ndërkohë që tarifat për Kinën u rritën në 125%.
Megjithatë, Shqipëria nuk përfitoi nga ky pezullim. Tarifa prej 10% ndaj eksporteve shqiptare drejt SHBA-së, e vendosur më 5 prill, mbeti në fuqi.
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, pohon se në tërësi, politika e vendosjes së tarifave për mallrat tregtare me destinacion tregun amerikan është një luftë tregtare e paprecedentë, që pritet të ndikojë te konsumatori. Zoti Xhepa thotë se efektet e para u reflektuan te tregjet financiare globale.
“Kjo është një luftë tregtare e paprecedentë, nuk kishte ndodhur ndonjëherë në botën moderne. Efektet e para janë dhënë te tregjet financiare, të cilat janë shkatërruar, në pamundësi për të investuar.
Por faturën e kësaj lufte tregtare do ta paguajë konsumatori”, pohon ai.
Perspektiva dhe sfidat për eksportuesit e bimëve mjekësore dhe erëzave
Vendimi i administratës amerikane për të mbajtur në fuqi tarifën 10% ndaj eksporteve shqiptare drejt SHBA-së pritet të ndikojë negativisht dhe pozitivisht në volumin tregtar te përfaqësuesit e kompanive eksportuese.
Në total, në vitin 2024, nga Shqipëria u eksportuan drejt SHBA-së 7 miliardë lekë mallra tregtarë. Krahasuar me 2023, eksportet ranë me rreth 28%.
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2024, eksportet shqiptare drejt SHBA-së u dominuan nga dy grupe kryesore: bimët mjekësore dhe produktet metalike si çeliku dhe giza.
Grupi i mallrave “Farat vajore, bimët industriale apo mjekësore dhe ushqimi për kafshët” zuri 23% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-së, me një vlerë prej 1,6 miliardë lekësh.
Krahasuar me vitin 2023, eksportet u ulën me 18%, duke reflektuar efektet e zhvlerësimit të valutave.
Një nga sektorët më të ndikuar nga vendosja e tarifës 10% pritet të jetë ai i bimëve mjekësore dhe erëzave, të cilat janë ndër produktet më të kërkuara të eksportit shqiptar drejt SHBA-së.
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe erëzave pohojnë se rritja e kostove dhe rënia e konkurrueshmërisë në tregun amerikan prej tarifës 10%, brenda dy-tre muajsh do t’i detyrojë të rishikojnë strategjitë e tyre të eksportit.
Kompania “Albanian Herb” eksporton çdo vit rreth 4 milionë USD bimë mjekësore si sherbelë, rigon dhe trumzë në tregun amerikan.
Në vitet më të mira, kjo vlerë ka arritur edhe në 5 deri në 6 milionë USD. Eksportet realizohen indirekt, nëpërmjet filialit të kompanisë amerikane në Turqi, që operon me markën “Join Inventure”.
Sipas administratorit të kompanisë, Kujtim Zere, tarifa prej 10% është një kosto e re për biznesin, që do të reflektohet në rritje të çmimeve për blerësit amerikanë.
Ai thotë se aktualisht, çmimet e shitjes janë të ulëta, sidomos për sherbelën, të ndikuara edhe nga stoku i pashitur që ka mbetur nga sezoni i kaluar.
“Me përfundimin e këtij stoku në fund të verës dhe rënien e prodhimit në terren, çmimi i sherbelës pritet të rritet me 10% nga fermeri, njësoj si edhe nga eksportuesi, për të përballuar tarifën e re.
Kjo situatë pritet të shkaktojë rishikim të kontratave me kompanitë amerikane, të cilat do të duhet të zgjedhin mes ruajtjes së kërkesës dhe kompensimit të kostove të reja.
Edhe pse kërkesa në SHBA nuk pritet të bjerë ndjeshëm, produktet me çmim të lartë si sherbela, trumza dhe rigoni rrezikojnë të zëvendësohen nga alternativa më të lira ushqimore, gjë që mund të ulë përfitimin dhe të rrisin pasigurinë për eksportuesit shqiptarë”, thotë ai.
SHBA është tregu kryesor për eksportin e bimëve mjekësore nga Shqipëria, me 32% të totalit të shitjeve në 2024-n.
Tregu i dytë është Gjermania, me 23% të totalit, por një pjesë e konsiderueshme sërish rieksportohet në SHBA. Drejt Gjermanisë u eksportuan 11.8 milionë euro bimë mjekësore në 2024-n. Tregu i tretë është Spanja, me 7% të totalit, ndjekur nga Turqia, me 5%.
Në total, nga Shqipëria u eksportuan 5,1 miliardë lekë bimë mjekësore (rreth 51 milionë euro) në vitin 2024, rreth 1,4% e totalit të eksporteve në vend.
A do të ketë ndikim në sektorin e metaleve – çeliku dhe giza
Nga ana tjetër, grupi i eksporteve të “gizës dhe çelikut” për vitin 2024 arriti në 2,9 miliardë lekë, duke përfaqësuar 41% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-së.
Megjithatë, edhe ky grup pësoi rënie të ndjeshme prej 47% krahasuar me vitin paraardhës, kryesisht si pasojë e rënies së kërkesës globale dhe uljes së prodhimit nga përpunuesit ndërkombëtarë të metaleve.
Kompania “Albchrome”, eksportuesi më i madh i ferrokromit drejt SHBA, një nga produktet kyçe në industrinë e çelikut, pohoi për “Monitor” se aktualisht nuk është prekur nga tarifa 10%, pasi ferrokromi është përfshirë në listën e “materialeve kritike” të SHBA-së dhe përjashtohet nga taksimi i ri.
Sidoqoftë, rënia e kërkesës globale, sidomos nga prodhuesit e çelikut inoks, ka sjellë për pasojë edhe rënien e kërkesës për ferrokromin shqiptar.
Për vitin 2024, eksportet e grupit në shtetet e tjera ishin në vlerën e 28,8 miliardë lekëve. Krahasuar me 2023, eksportet e grupit ranë me 36,4%.
Eksportet shqiptare të këtij grupi janë përqendruar kryesisht në tregun rajonal dhe atë europian, me Kosovën që përbën 31% të eksporteve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut (12%), SHBA (10%) dhe Italia (9%).
Situata e krijuar pas vendimit të administratës amerikane për tarifat tregoi se ekonomia shqiptare mbetet e ekspozuar ndaj politikave tregtare ndërkombëtare.
Përballë një realiteti të ri tregtar, sipas Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësore, institucionet shtetërore duhet të rishikojnë politikat e mbështetjes për eksportuesit, nëpërmjet subvencioneve apo lehtësi fiskale.
Më herët, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, rekomandoi një paketë masash në ndihmë të sektorit, që nga rimbursimi i menjëhershëm 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor; kompensimi i zhvlerësimit të Euro/Dollar nëpërmjet një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut; zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta; Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë dhe të paguhen nga qeveria kontributet e sigurimeve shoqërore për pesë muaj gjatë sezonit të grumbullimit.
“Nga zero që është aktualisht, çdo ngarkesë drejt SHBA do të ketë një tarifë doganore prej 10%, që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë.
Nisur nga kjo situatë, IBMA i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ngrejë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një plan emergjent masash për stabilizimin e sektorit për të zbutur efektin negativ”, pohoi ai.
Kujtim Zere, administratori i kompanisë “Albanian Herb”, gjithashtu thotë se masa kryesore për zbutjen e efekteve në tregtinë me SHBA është rimbursimi i menjëhershëm 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor.
Ndërsa zoti Gjergj Luca tha se potencialet për zhvillimin e sektorit të akuakulturës janë jashtëzakonisht të mëdha, por vijohet të hasen probleme në eksportin e produkteve të përpunuara drejt tregjeve të Bashkimit Europian, për shkak të legjislacionit të BE-së.
Ai sjell në vëmendje situatën e bllokimit të eksporteve të karkalecit ekuadorian që prej një viti nga Shqipëria drejt BE-së, për shkak të legjislacionit dhe nivelit të ulët të kuotave të lejuara me taksë zero për eksportin e açuges.
“Prej një viti, Shqipëria nuk arrin të eksportojë drejt BE-së karkalecin ekuadorian të përpunuar. Shkak është mosbotimi nga BE në Fletoren Zyrtare të ndryshimeve ligjore për lejimin e eksportit, pas situatës së krijuar më parë për këtë produkt”.
Po ashtu, sipas zotit Luca, në industri vijojnë të mbeten problem kuotat e ulëta të açuges. Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar në vit, açuge të konservuar.
Për shkak të zgjerimit të kësaj industrie, prej vitesh kuotat e lejuara për eksport nga operatorët plotësohen brenda tre muajve. Pas plotësimit të kuotave, produktet taksohen me 25% të vlerës.
Për një dërgesë në vlerën 200 mijë euro, eksportuesit shqiptarë do t’i kushtojë 50 mijë euro taksa doganore.
Nga Ministria e Bujqësisë, gjatë këtyre viteve është negociuar me KE për ta trajtuar si çështje teknike si zgjidhje më e shpejtë, por nuk është gjetur mirëkuptimi. “Açuget eksportohen në kavanoza në vaj, ku vaji përbën gati 50% të sasisë e cila llogaritet në peshën e kuotës.
Nga ana jonë, një nga propozimet ishte që të llogaritej vetëm pesha e peshkut (pa vaj) gjë që sillte dyfishim të kuotës, por kjo nuk u pranua”, pohoi më herët Ministria e Bujqësisë.
Negocimi i marrëveshjes të MSA është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin me përfundimin e kuotave të lejuara të eksportit, pasi problemi ka lindur që me firmosjen e saj në vitin 2005.
Tarifimi i ri i SHBA ndaj importeve dhe pozicioni i Shqipërisë
Më 5 prill 2025, administrata e Presidentit Donald Trump vendosi tarifa të reja tregtare për importet nga dhjetëra vende, si pjesë e një strategjie të re me qëllim mbrojtjen e industrisë vendase amerikane.
Vendimi përfshinte edhe Shqipërinë, ku për herë të parë u aplikua një tarifë 10% për eksportet drejt SHBA-së nga zero që ishte më parë.
Këto tarifa erdhën në një moment të ndjeshëm për tregtinë globale, duke krijuar pasiguri për shumë partnerë tregtarë të SHBA-së.
Pas reagimeve ndërkombëtare dhe shqetësimeve për destabilizimin e tregjeve, më 9 prill 2025, Presidenti Trump shpalli një pezullim të përkohshëm 90-ditor të tarifave për shumicën e vendeve partnere, duke ulur tarifat në nivelin 10%, ose duke i pezulluar përkohësisht për disa rajone, si Bashkimi Europian, Japonia, Tajvani dhe vendet e ASEAN-it.
Shqipëria, megjithatë, nuk përfitoi nga pezullimi dhe tarifa prej 10% mbeti në fuqi edhe gjatë periudhës 90-ditore.
Ndërkohë, Kina u godit me masa më të ashpra, me tarifa të reja që shkuan deri në 125%, ndërsa Kanadaja dhe Meksika për produkte të caktuara u përballën me tarifa deri në 25%.
Gjatë periudhës 90-ditore të pezullimit të tarifave të shpallur nga Presidenti Donald Trump më 9 prill 2025, tarifat për shumicën e vendeve u reduktuan në 10%. Megjithatë, disa vende pësuan ndryshime specifike:
Kina: Tarifat u rritën në 125%, duke reflektuar tensionet tregtare midis dy vendeve.
Kanadaja dhe Meksika: Pavarësisht Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), këto vende u përballën me tarifa prej 25% për shumicën e produkteve, përveç disa përjashtimeve si energjia dhe potasi, të cilat u tarifuan me 10%.
Vendet e ASEAN-it (si Vietnami, Kamboxhia, Tajlanda dhe Indonezia): Tarifat e mëparshme, që varionin nga 32% në 49%, u pezulluan, duke u kthyer në 10% gjatë kësaj periudhe.
Bashkimi Europian, Japonia dhe Tajvani: Tarifat e mëparshme prej 20% deri në 32% u ulën në 10%./ Monitor.al
Të fundit


Dyshohet se bleu vota për PSD, thirret në SPAK kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës
11 Korrik 2025, 14:40
Nga Venezuela për të ushtruar pr*stitucion në Vlorë, në hetim 3 vajza
11 Korrik 2025, 14:30
Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri të lartë (EMRI)
11 Korrik 2025, 14:17
Fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqen, kërcënohet me vrasje nga Terehani
11 Korrik 2025, 14:08
Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik 2025, 13:58
Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi
11 Korrik 2025, 13:56
Mali i Zi dhe Shqipëria, nivel më të lartë të kredive me probleme në Rajon
11 Korrik 2025, 13:54
Çështja nuk është "sa janë", por kush janë "këshilltarët"...?
11 Korrik 2025, 13:40

Gramsh/ Rrëshqet masivi i dheut, vdes 58-vjeçari
11 Korrik 2025, 13:27




Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
11 Korrik 2025, 12:42

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të minojë median e lirë
11 Korrik 2025, 12:26
Prifti që mori tapinë nga djalli, dhe sot hesht, ndërsa djalli shemb kishën
11 Korrik 2025, 12:15

Ironia e Dervishit: Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?
11 Korrik 2025, 11:58
Paloka ironizon Ramën pas takimit me kryebashkiakët: Kujdes skllevër! Mreti ju vëzhgon
11 Korrik 2025, 11:42

Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
11 Korrik 2025, 11:25

Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32