Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Eshtë titulli i një libri, përkthyer edhe në shqip, me autor dy studiues italianë, më saktë një përmbledhje dromcash nga psikologë të shquar, që shpjegojnë komplekset e shumta të njeriut dhe, si ato demonstrohen në të përditshmen.
Komplekset nuk kapin vetëm indidvidët, por edhe partitë politike apo shoqëritë. Shoqëria gjermane, për shembull, ende duket se ruan kompleksin e fajit të nazizmit, siç edhe shoqëri të tjera demonstrojnë jo rrallë komplekse që kanë të bëjnë me të shkuarën apo karakteristikat e tyre nacionale.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka një kompleks të vetin. I përket, në fakt, kryetarit të saj, por ka kaluar edhe te partia, për arsye se e përcakton aksionin e saj politik që prej vjeshtës së vitit 2017, kur kundërshtari politik, Edi Rama, dhe Partia Socialiste u instaluan në pushtet për herë të dytë.
Frustrimi i PD dhe i Bashës mund të quhet 'kompleksi Rama' ose 'kompleksi 17 maji'. Kryeministri e di këtë dhe qëllimisht emëton 'zhurma' sipas të cilave ai do të ketë një marrëveshje të re me Bashën, do t'i japë atij kreun e parlamentit, gjysmën e qeverisë, e cila do të kryesohet nga socialistë të pranueshëm, të llojit Bashkim Fino, e bujari të tjera.
Gosipit politik ia pret rrugën vrik reagimi zyrtar nga Partia Demokratike, e cila e përgënjeshtron, edhe duke shtuar se 'nuk jemi të gjithë njëlloj'. Ky frustrim i PD dhe i establishmentit të saj me spinin qeveritar nuk është shqetësues se shpjegon piskologjinë e brishtë të partisë kryesore opozitare, por se mund të deformojë aksionin e saj politik.
Me aksion politik duhen kuptuar të gjitha veprimet që bën PD për të trysnuar kundërshtarin drejt një zgjidhjeje në tryezë, ose prodhimi vetë i një zgjidhjeje të tillë. PD i ka bërë ndërkohë dy lëvizje maksimalisht të forta për ta prodhuar këtë zgjidhje, dhe nuk ia ka arritur. Pas djegies së mandateve parlamentare ajo refuzoi të hynte në zgjedhjet lokale, duke i lënë ato të degjeneronin në votime, të cilat edhe ashtu u keqpërdorën nga partia në pushtet. Duke ditur se lëvizjet e mëdha janë ezauruar tashmë, PD i duhet të llogarisë se çfarë politike tjetër përmbysëse mund të prodhojë, deri në verën e vitit 2021, kur kalendari jep një datë përballjeje, zgjedhjet e përgjithshme?
Dy janë mundësitë: që refuzimi i ministerialit të BE për hapjen e negociatave në tetor ta kompleksojë përfundimisht 'Qeverinë Rama' dhe, Komisioni i Venecias ta njohë si kushtetues dekretin e Presidentit duke bërë kështu nul 21 qershorin. Refuzimi europian ka gjasa të jetë pak produktiv duke qenë se integrimi nuk është as elektoral dhe as popullor. Nëse Venecia i jep të drejtë Presidentit, atëherë opozita merr një kartë të fortë që ia legjitimon ciklin e ri të protestave deri në rrëzimin e Ramës.
Sido që të jetë, marrëveshja me Ramën e pret Bashën sërish diku në shtigjet e politikës. Kundërshtarin nuk mund ta zgjedhësh, si të ishte në listën e kandidatëve për deputetë të partisë tënde. Sa kohë ai ka epërsinë e pushtetit, vepron madje e kundërta, duhet të gëzohesh nëse ai të zgjedh ty. Në një opozicion të gjerë, ku kryetarin e luajnë disa koka, diversioni është gjë e lehtë.
Piskama e Bashës 'hajduti psiqik' nëpër të cilën Rama vrapon si Drakula në mjegullat e transilvanisë politike albaneze, duket më shumë si një ngushëllim për veten dhe gajret për ndjekësit, se mesazh politik prodhimtar apo ngjitës.
Nuk është aksioni i anti-kompleksimit pra, çka e shpëlan opozitën dhe ia shtyn yllin drejt ngjitjes, aty ku mund ta dallojë edhe opinioni publik jashtë oborrit partiak. "Nuk flas më kurrë me X-in", është përbetim për gra lagjesh dhe jo për kandidatë për kryetarë qeverie. Përndryshe edhe gruaja e lagjes, edhe kandidati për kryetar qeverie, duhet të presin një zgjidhje të llojit deus ex machina (nga Zoti), ose të shpresojnë te alternativa tjetër, gjithashtu jashtë tyre. Kushtëzimi për rotacion të vijë, i kthjellët dhe vendimtar, nga përtej oqeanit, ashtu si për paraardhësin e Ramës në PS.
Nëse Basha nuk 'lëshon' dot një recetë tjetër përveç asaj të 'dekompleksimit', mirupafshim në vitin 2021.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38