Flash News

KRYESORE

Del autopsia e aktores Naya Rivera që u mbyt në liqen në Kaliforni, shkaku zyrtar i vdekjes

Del autopsia e aktores Naya Rivera që u mbyt në liqen në
Një ditë pasi autoritete zyrtare kaliforniane konfirmuan se trupi i gjetur në liqen i përkiste aktores Naya Riviera, e cila ishte e humbur prej 6 sitësh, ka dalë edhe shkaku zyrtar i vdekjes së saj. Mënyra e vdekjes së saj u cilësua si aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”, thuhet më tej.

Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey. Ekipet e kërkim-shpëtimit u angazhuan maksimalisht për ta gjetur të gjallë aktoren, mirëpo u bë e pamundur për shkak të bimësisë nënujore dhe sa më shumë kalonin ditët shpresat u shuan që ajo të gjendej e gjallë. Sakaq, diskutohet dhe mendohet se aktorja është mbytur teksa tentonte të shpëtonte të birin dhe ka humbur të gjitha fuqitë të notonte që të shpëtonte dhe veten. Lexo edhe: Gjendet pas 5 ditë kërkimesh trupi i pajetë i aktores Naya Rivera Publikohen pamjet para se aktorja Naya Rivera të zhdukej në liqenin në Kaliforni, shuhen shpresat se mund të gjendet e gjallë Rindërtohet ngjarja e aktores amerikane, Naya Riviera u mbyt teksa shpëtonte të birin Del shëtitje me varkë me të birin, aktorja deklarohet e humbur dhe dyshohet se është mbytur

Të fundit