Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Del shëtitje me varkë me të birin, aktorja deklarohet e humbur dhe dyshohet se është mbytur
Aktorja e njohur e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas një shëtitje me varë që ajo po bënte me të birin e saj. Aktorja 33-vjeçare u zhduk nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura tha se përpjekjet e kërkimit do të rifillojnë sa më shpejt, ndërsa dyshimet e para janë se ajo mund të jetë mbytur.
Naya Rivera ka humbur në liqenin që ndodhet në jug të Kalifornisë e ndërsa djali i saj 4-vjeçar është gjetur i gjallë por i vetëm në varkë.
Sipas disa burimeve të TMZ pran autoriteteve amerikane, mësohet se vogëlushi ka thënë se nëna e tij ishte hedhur në ujë por ajo nuk doli më.
Zhytësit menjëherë filluan kërkimin e liqenit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të yllit të "Glee". Kërkimi u ndërpre për shkak të reshjeve të natës, por siç është bërë me dije nga mediat e huaja ka nisur sot në orët e para të mëngjesit.
Djali 4-vjeçar kishte një jelek shpëtimi ndërsa nëna e tij nuk mendohet ta kishte veshur, pasi një jelek u gjet në varkë. Lajmet për zhdukjen e aktores kanë alarmuar familjen dhe fansat e aktores, të cilët po luten për një mrekulli.
Burimi: TMZ