Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Dita 12 e karantinës: Triptiku i Yuval Hararit ose, pse e shkuara nuk mund të parashikohet
nga Alfred Lela
‘Takimi’ me Yuval Noah Hararin ka qenë një cytje e vazhdueshme e Virgjil Muçit, një mik dhe lexues i etur. Sa në Beograd, sa në Tiranë e sa online, ai ngulmonte se Harari është ‘a must read’. Dy librat e parë të autorit izraelit i kisha marre dhuratë për një datlindje të shkuar: të tretin e bleva vetë pak para Covi-19, duke e plotësuar triptikun.
Tek-tuk i pata ndjekur në You tube disa prej leksioneve dhe intervistave. Në Amerikë është një celebrity: joshur nga shumë ftesa në universitete, televizione, forume debati, etj. Librat e YNH kanë qenë në listat ‘best seller’ të The New York Times.
Kur konsiderojmë autorët dhe suksesin e tyre, duhet të mbajmë parasysh jo vetëm korpusin e punës, por edhe ADN-në sociale. Provat e kanë se NYT, për shembull, apo qarqe të tjera elitiste liberale të majta në Amerikë, nuk se do të duartrokisnin, promovonin apo ndanin librat, idetë dhe aurën e një autori konservator.
Harari ka ‘pëfituar’ nga vetja ateiste, homoseksuale dhe hebraike (pa i mohuar në asnjë mënyrë vlerën e veprës). Piari (public relations) i tij është ndihmuar sa nga teksti i triptikut (‘Homo Sapiens’, ‘Homo Deus’, ‘21 leksione për shekullin 21’), aq nga konteksti personal. Vepra ka mjaftuar, por jeta i ka ardhur në ndihmë. Ky mund të mos kishte qenë rasti nëse hebreu inteligjent do të kishte qenë konservator, teist dhe kreacionist.
Mediat liberale amerikane do shkonin deri te ‘autori kontroversial’, duke ia mbyllur dyert e mëdha të dritës mediatike.
Thënë këtë duhet sqaruar thellësia dhe mprehtësia e Hararit, shkenca e tij sociale, ndjeshmëritë globale, e me radhë. Virgilius do ma falte nëse aurën e vendosur në kokën e izraelitit do ta rrihja në një kudhër skepticizmi. Duke thënë se fati i literaturës këtu të trajtuar të YNH mund të jetë i ngjashëm me të historianit amerikan Francis Fukuyama dhe librit “Fund i historisë’.
Në të, Fukujama ngulmon se me fitoren e Luftës së Ftohtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘historia merr fund’. Superfuqia dyjare, pa BS dhe bllokun komunist, tani do të luante solo dhe do ta sundonte botën e pa bezdisur. Pak më vonë, në vitin 1993, një autor konservator, profesor në Harvard (gjë e rrallë që ky universitet të strehojë mendimtarë të djathtë) botoi librin ‘Përplasja e qytetërimeve’. Atë që nuk i ndodhi as Fukujamës, por as Hararit thuajse 30 vjet më vonë, e priti Huntington-in në portat e ftohta të medias liberale. Libri u prit ftohte në gazetat e mëdha liberale të majta, të cilat e kundërshtuan idenë se përplasja ideologjike e bllokut kapitalist, udhëhequr nga Amerika, dhe bllokut komunist nen Rusine sovjetike, do të pasohej nga një përballje e re dhe e përgjakshme, kësaj radhe qytetërimore, ajo mes Perëndimit ‘të krishterë” dhe botës islamike (apo edhe qytetërimeve të tjera më pak dominante).
Huntington-i parashikoi lindjen e islamit politik. Nuk ka shumë për të argumentuar mbi atë se, mes tezave të Fukujamës për ‘fundin e historisë’ dhe atyre të Huntington-it se historia sapo ishte zhvendosur në një regjistër tjetër, konservatori i Harvard-it ishte në të drejtë.
Yuval Harari nuk ka një autor përballë për ta përgënjeshtruar, ashtu si Huntington-i pati Fukujamën, por një epidemi. Covid 19, pandemia globale duket se po i trondit, në mos i përgënjeshtron tezat e Hararit. Përkatësisht se, Homo Sapiens (njeriu i ditur) është shndërruar në Homo Deus (njeriu Zot). Ky i fundit do të mundet të kontrollojë sëmundjet, epidemitë dhe së shpejti, të paktën për elita e veta, pasi ia arriti të zgjasë moshën mesatare për të njeriun e zakonshëm, të shpikë edhe eliksirin (barin) e përjetësisë.
Ky njeri, ngulmon Harari, do të zëvendësojë Zotin.
Në argumentim e sipër Harari bazohet në një spektër autorësh dhe literaturash, gjithmone befasues me lehtësinë, teknikën dhe aparaturën e tekstit. Pa e thënë, por teksti i tij e nënkupton, edhe vetë Harari është njëfarë kalimi nga Homo sapiens në Homo Deus. Ja ku është duke parashikuar një botë të lirë nga epidemitë, me eliksirin e përjetësisë, me njerëzit bionikë dhe me cyborgët (humanë me gjymtyrë kompjuterike) etj., etj.
Gjatë gjithë shtrirjes argumentuese autori flet se kjo ka qenë e mundur në bazë të një platforme evolucioniste, pra njeriut që është zhvilluar ndër dhjetëra mijëra vite, duke u kthyer në zëvendësues të Zotit vetëm në shekullin 21. Ai ngulmon se rezervat natyrore nuk janë të pashtershme, por se njohuritë tona mbi to janë të kufizuara.
Te këto kufizime të pranuara prej tij hyn automatikisht edhe kufizimi kryesor: njeriu që luan Zotin. Në të dyja rastet, si në atë që trajtojnë teoritë konspirative (sipas të cilave Covid 19 është një ‘leak’ nga laboratorët ushtarako-mjekësorë), ashtu edhe në rastin kur origjina e tij adresohet te kafshët dhe te mutacione misterioze, koronavirusi i ka luajtur një rreng Yuval Noah Hararit.
Njeriu mund të përpiqet ta luajë Zotin (të marrim rastin e laboratorit), por dështon në punë e sipër duke mos arritur dot në Big Bang, ose njeriu gjendet para një virusi vdekjeprurës i papërgatitur dhe i mjerë, krejt si prototipi primordial i epokës së bronzit, që Harari skicon te Homo Sapiens.
Njeriu pra, ka lëvizur në dije, mundësi dhe potencë (apo prepotencë) në këta 21 shekuj pas Krishtit (Harari preferon t’i konsiderojë si p.e.s.-pas erës sonë), por në fund ai mbetet i pafuqishëm dhe i ekspozuar para shndërrimeve dhe trilleve të misterit.
Ky nuk është zelli amator për të hyrë në një duel të pabarabartë dhe demontues, apo për ta parë botën në paralelet e djathtë/e majtë, konservatore/liberale, kreacioniste/ evolucioniste, por për të thënë se, pikërisht për shkak të tezave të cilave u mëshon Harari, e ardhmja është e papritur dhe e paparshikueshme.
Për të qenë cinikë në fund, ndihmuar edhe nga rrëqethja që ka shtënë në shtyllën kurrizore të globit koronavirusi, mund të thuhet madje se, as e shkuara nuk mund të parashikohet më.
Duke shtuar me mirënjohje se leximi i triptikut të Hararit në kohë karantine, kur e tashmja bart rreziqe dhe e ardhmja pasiguri, është një përvojë fantastike.
Dita 7
Shënim: Dita 7 mungon në Ditarin e Karantinës, jo se e bëra pushim si Zoti, por se është një ditë me ngjarje shumë personale, të cilat nuk jam gati t`i ndaj me të tjerët. Sidoqoftë, 7-a është pjesë e një projekti për një libër. Kurdo të dalim nga kjo kolerë.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24