
Flash News
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
nga Milano, Alfred Lela
Në ballkone shtëpish, në murin e një spitali, në përunjen e një kapele të vogël katolike në cep të lumit Muzza, e gjen të shkruar me ngjyra të ndezura. Është një përpjekje njerëzore për t’i dhënë shpresë vetes dhe botës: Andra tuto bene (gjithçka do të shkojë mirë).
Ndërkohë që gjithshka shkon keq, në Lombardi dhe në Itali. Shtohen të prekurit dhe të vdekurit; urgjencat e spitaleve janë të mbushura me barrela; shtretërit kanë mbaruar; arkivolet presin dheun në kisha, kamionë ushtrie dhe në qilarë shtëpish.
Andra tutto benne?!
Te ky slogan shprese pret fati i Italisë, një vend ku dikur të shoqëronin autostradave billboarde gjigante që xixëllonin: sei in un paese meraviglioso. E tillë ishte Italia deri para Covid-19, ‘një vend i mrekulueshëm’. Me rrënoja antike, ushqim për qiellin dhe qiellzën, verë të mirë si për Krishtin, dunat gjysmë hyjnore të Toskanës, vreshtat Montepulciano, il vecchio amore, Romën e përjetshme dhe l’italianisima, mënyrën italiane të të qenit.
Andrava tutto bene.
Në spitalin e Melzos ka një radhë të gjatë, kryesisht të moshuarish, te dyert. Një punonjës i maskuar u jep në dorë një numër që e shkëput nga një shirit i verdhë. Kalimi i asaj porte është si Hadi antik: mund të mos kthehen pas; numri që marrin në dorë asgjë më shumë se monedha për varkëtarin që i kalon nëpër Akeront deri në ‘bregun’ tjetër. Përvoja italiane ka treguar tashmë se, kush e kalon atë derë, në atë moshë, kthehet nëpërmjet portash të tjera që krishtërimi i këtij vendi i paraqet, me të drejtë ose jo, si të parajsës.
Andra tutto benne?!
Mosha e tretë e Italisë nuk është vetëm te këto porta, por edhe nëpër mure. Lajmërim-vdekjet, që në Itali janë çuditërisht të mëdha dhe ngjajnë si billboarde reklamash po t’i krahasosh me njëshuplakën e një mort-shpalljeje në Shqipëri, ekspozojnë rastësi numrash të mëdhenj: 91, 87, 78, e me radhë.
Por, ‘fratelli d’Italia’, si në himin e këtij vendi, nuk dorëzohen. Dritaret dhe ballkonet ka filluar t’i ngjyrosë trekolori italian. I heshtur, i bardhë, i kuq dhe i gjelbër, shpalimin e banderolës së kombit të Verdit, Galileut, Kolombit, Ekos dhe Garibaldit mund ta marrësh dy llojesh. Si dorëzim: e kemi shtrirë mbi arkëmortin e këtyre ditëve. Si triumf: Italia, që nga Roma e këtej, para dhe pas Krishtit, është tronditur, por jo rrëzuar, është goditur, por jo humbur.
Andra tutto bene.
Nga dritaret e makinës provinacat e Lombardisë shtrihen të paqta dhe shpërfillëse ndaj asaj që vuan njeriu italian. Pemët kanë luleçelur mbi çdo kërcënim; arat dhe fermat ofrojnë idilin e një qëndisme; varrezat flasin për vdekje të vjetra monumentale, dhe lumenjtë rrjedhin sikur jetën kurrë nuk e ka kërcënuar asgjë.
Nëse i humbesh kësaj paqeje dhe amnezie mund të brofësh në çdo çast, i papajtuar me ëndrrën që po të kap: a mos kam vdekur dhe shkuar në parajsë?!
Atje, siç e dimë nga krishtërimi, gjithçka shkon mirë.
Andra tutto bene!
Të fundit


Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58

Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20