
Flash News
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
SHBA ashpërson masat: Nga 26 janari, askush s’mund të udhëtojë drejt SHBA pa testin Covid-19
Dalin të tjera dëshmi rrëqethëse nga Covid2: Tirja më kërkoi 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën babait

Nga Alfred Lela
Mbreti i Pompës i përcolli me ceremonial windsorian 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën të shtunën për në Bergamo, në ndihmë të qytetit më të prekur të Italisë nga kolera e Covid-19.
Megjithë teprimin, që e fillon me interpretime a capela në zyrën e vet, dhe e mbyll me ture incognito nëpër rrugë, duke u futur dreqin në bark njerëzve, mbështetja apo ideja për të dërguar një togë mjekësore në Itali është për t’u lëvduar. Italia është, jo vetëm vendi Perëndimor më pranë gjeografikisht, por edhe më afër Shqipërisë historikisht, në të mirë e të keq.
Përvecc një gjesti humanitar, dëshmon edhe solidaritetin e fqinjit dhe mirënjohjen: krizat dhe fatkeqësitë e Shqipërisë kanë patur gjithmonë mbi sipërfaqen e tyre shpërthyese një dorë shelbuese italiane.
Ajo që z.Rama shfaq si përmbajtje humanitare, rrëzohet nga mospërmbajtja para tundimit për të televizuar gjithccka. Dyshoj se edhe vdekjen e vet, edhe pse e di se kur jemi ne nuk është vdekja dhe kur është vdekja nuk jemi ne, do ta donte publike, ngjethëse.
Sigurisht, nuk e di a duhet t’i kërkojmë një eksponenti të lartë politik që të jetë papnor, pra që ta bëjë aktin dhe me përunjësi të tërhiqet nga ballkoni duke lënë gjestin apo fjalën të flasë për të.
Rama mund të mos kishte dalë fare në ‘ballkon’ kësaj radhe, duke e zëvendësuar shfaqjen me një ‘ave medici’ në dritaren e Facbook apo në frëngjinë 140 gërmëshe të Twitter. Krejt i papërmbajtur kryeministri doli në ‘shën pjetrin’ e vet, në Shqipërinë që e ka kthyer në një shesh ku ai shpërndan psalme, mallkime, kërcënime, ekzigjenca, falje, përcjellje, indulgjenca. Nëse Papa del një herë në vit për ‘urbi et orbin’ e vet, Papa (don’t) Preach-i ynë del mëngjes, drekë dhe darkë.
Si Stand Up Politician ai na shërben një komedi që në kohë lufte, sicc e quan vetë, bëhet tëo penny theatre. Bien më shumë në sy përpushjet e tij kur i sheh nga bregu tjetër i Adriatikut.
Nuk i ka hije as shije kryeministrit të Shqipërisë, sidomos Ramës që bën be e rrufe te shija si markë e tij, që të shfaqet në valët publik kombëtare duke shpërndarë nuska të zemërgjerësisë shtetërore: leje qarkullimi, leje lindjesh, oriz, receta për gatim makaronash. Shqiptarët, jo ithtarët e tij, të cilët nuk shohin te ai institucionin e kryeministrit, por Keopsin e mangësive të veta, duan që shefi i qeverisë së tyre të përhapë aurën e besimit, dorën e solidaritetit, sigurinë e një platforme.
Duke bërë këtë të fundit ai do të listonte te fashat e audiencave të veta edhe pakicën: atë grumbull shqiptarësh të kruspullosur nga bezdia e klasës së tyre polotike, që i lan duart rregullisht pa mbërritur epidemitë; që e mban gishtin në punë të vet, jo në hundë dhe as në plagë të tjetrit; që e lexon aktrimin politik dhe qesh me të; që e kupton dhembshurinë, edhe për faktin se është një gjë e rrallë qe bie në sy me gjenuinitetin e vet.
Ditari politik









Të fundit

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
16 Janar 2021, 11:53


Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA
16 Janar 2021, 11:08
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
16 Janar 2021, 11:00

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
16 Janar 2021, 10:24



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:53
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
16 Janar 2021, 08:45
Eurostat: Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:33






Vdekjet globale nga Covid-19 i kalojnë dy milionë
15 Janar 2021, 21:16
Akullorja del pozitive ndaj Covid-19 në Kinë
15 Janar 2021, 20:51

"Sanremo është Sanremo", Amadeus po bën të pamundurën që të ketë publik në festival
15 Janar 2021, 20:28