Flash News

KRYESORE

Dita e shtypit, Edi Rama refuzon intervistën me ‘Zërin e Amerikës’

Dita e shtypit, Edi Rama refuzon intervistën me ‘Zërin e

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një intervistë me ‘Zërin e Amerikës’ në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shtypit.

Në artikullin për përkeqësimin e gjendjes së medias në Shqipëri, kjo media raporton se ka kërkuar interivstë me Ramën, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.  “Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive”, thuhet në artikullin e ‘Voa’-s.

Kryeministri Rama e quajti ‘Zërin e Amerikës’ disa muaj më parë si “pjesë të kazanit të Tiranës”, për shkak të publikimeve të disa materialeve të prokurorisë ku hidhen dyshime të forta për manipulimin e votave nga krimi i organizuar në favor të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në raportin për lirinë e medias, çka është një prej përkeqësimeve më të mëdha gjatë dekadës së fundit.

Të fundit