Flash News

POLITIKOFF

Pas shuplakës ndaj Gjestit, Jozi "zhduket"

Pas shuplakës ndaj Gjestit, Jozi "zhduket"

Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më të famshme në vend. Pas incidentit që tronditi publikun, ku ai goditi me shuplakë Gjestin në momentin e largimit nga formati, duket se situata për të nuk është qetësuar.

Marku u shoqërua nga Policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa u lirua mëngjesin e ditës pasardhëse. Në dëshminë e dhënë, ai ka deklaruar se veprimi i tij erdhi pas provokimeve të vazhdueshme nga Gesti.

Por ndërkohë që rrjetet sociale vazhdojnë të ziejnë me komente dhe diskutime, një detaj i ri ka tërhequr vëmendjen: llogaria zyrtare e Jozefin Markut në Instagram është çaktivizuar ose fshirë.

Nuk dihet ende nëse kjo është një vendim personal për t’i shpëtuar vëmendjes mediatike dhe presionit publik, apo nëse profili i tij është sulmuar nga ndjekës të zemëruar.

Të fundit