Flash News

Ditari i Maxhorancës

300 mijë të vaksinuar, Manastirliu: Të shtunën vijnë 40 mijë vaksina nga AstraZeneca

300 mijë të vaksinuar, Manastirliu: Të shtunën vijnë 40
Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama në Kamëz

Të shtunën pritet të vijnë 40 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama inspektuan procesin e imunizimit në Kamëz.

Ajo tha se deri më sot janë vaksinuar mbi 200 mijë të moshuar, ndërsa në total janë 300 mijë persona që kanë marrë dozën anti-Covid.

"Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX", tha Manastirliu. Ndërkohë Rama u shprej se "Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë".

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë kanë ardhur në total 396,560 vaksina anti-Covid.

Të fundit