Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emërohet shefja e re e QSUT, ish-drejtuese në Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë Burlington në Kanada

Emërohet shefja e re e QSUT, ish-drejtuese në Bashkinë e

QSUT, një nga drejtoritë e mëdha të administratës, duket se nuk ka gjetur qetësi sa i përket drejtuesve gjatë dy viteve të fundit.

Drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë së fundmi dorëheqjen dhe vendin e saj e ka zënë Anxhela Paparizo.

Spaho, ish deputeti socialist e ka mbajtur këtë post për vetëm, dy muaj, duke i lënë vendin Paparizo, një lëvizje që vjen pak pas emërimit të ministres së re të Shëndetesisë, Evis Sala e cilësuar tashmë si "dora' e Klodian Alljabeut, një prej oligarkëve të Shëndetësisë që ka nën zotërim koncesionin e Hemodializës. 

Po ashtu, nëna e ministres së re, Valdete Sala ka qenë Drejtoreshë e Programit të Fondacionit SOROS për një periudhe 13-vjeçare.

Paparizo, të cilës i është besuar tashmë drejtimi i QSUT-së kujtojmë nuk ka lidhje te drejtperdrejta me Mjekësinë, por ka me Menaxhimin. Ajo ka qenë Drejtoreshë e Kultures dhe Arsimit dhe më pas Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit ne Kanada.

Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Të fundit