Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS çel fushatën, nis me sulme ndaj PD : Partia u vu mbi shëndetin e njerëzve, dhëndri u vonua 1 orë

PS çel fushatën, nis me sulme ndaj PD : Partia u vu mbi

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit në sheshin ‘Skënderbej’, një orë pas PD.

Ndryshe nga tubimi i PD, në sheshin ‘Skënderbej’atmosfera ishte e qetë dhe të pranishëm ishin vetëm 153 kandidatët për deputetë, ndërsa militantët janë mbajtur larg për të shmangur grumbullimet për shkak të rregullave anticovid.  

Hapja ka nisur me himnin e flamurit e kënduar nga soprano Vikena Kamenica, më pas mbajnë fjalën kandidatja per deputete e Edona Bilali në Shkodër, Petrit Malaj, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Mirela Kumbaro etj.

I fundit ishte kryeministri Edi Rama, një fjalim i gjatë që ishte edhe përmbyllës i këtij takimi.

Në fokus të fjalës së tij ishin premtimet për ndërtimin e katër aeroporteve, përfundimin e reformës në drejtësi, vaksinimi i plotë deri në pranverën e ardhshme, pronat, turizmi etj.

Megjithatë, Rama e nisi fjalën e tij me kritika ndaj PD, pikërisht për mënyrën e organizimit të ceremonisë për çeljen e fushatës.

"Ne dhe ata u kemi vënë para syve dy kartolina. Në një ekran televizioni të ndarë. Mjafton të shohesh për të kuptuar edhe pa dëgjuar ndryshimin e madh.

Këtu ka respekt për shtetin, ligjin, rregullat që i kemi vënë bashkë dhe që mbi të gjitha njerëzit e vendit i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë.

Atje nuk ka respekt për shtetin, ligjin, rregullat, njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër.

Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore, familjare, atje sundon papërgjegjshmëria, në atë kartolinën e tyre. Këtu shëndeti i njerëzve është edhe një herë si cdo ditë mbi gjithçka tjetër, mbi partinë patjetër, kurse atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve.

Se si mund të mblidhen në këtë kohë kur në fund të fundit dallimin e madh mes përgjegjësisë dhe mungesës së saj e bën një akt i thjeshtë, të qenit i vëmendshëm për shëndetin, me makina dhe me dasmorë që kanë vënë para një dhëndër që vonohet një orë. Nuk është një orë për Lulin për tu zgjuar në orën 5.

Njeriu nga kafsha, fjala e ndan. Atje në mungesë të dhëndrit, dasmorët dëgjonin britma, klithma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21 të merret në dorë një qeveri me pasthirrma.

Atyre që shohin këto dy kartolina u them se nëse doni të dini se cfarë e pret këtë vend nëse ata do vinin në krye, shihni sheshin Nënë Tereza. Bllokim total dhe ngatërrim me këmbët e veta i secilit, ai që duhet tu lehtësojë qarkullimin është kapësi për këmbësh i atyre.

Po të shohësh vonesën është domethënëse, se ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi. Se ka patur traditë, një orë njëri e një orë tjetri.

Sot nuk u mor vesh, se kanë tre ditë që ndërrojnë orë, ne lëshojmë orën ata vijnë te ora jonë dhe prapë na vonuan. Pak minuta, por për ne janë shumë. Nuk jemi mësuar të vonohemi dhe arsyeja pse kemi marrë dy mandate është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre, kurse këtu ka qytetari e shije", tha Rama. 

Të fundit