Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat e Kim, Manja: S’mund të akuzosh se po cenojmë privatësinë e gjyqësorit

Kritikat e Kim, Manja: S’mund të akuzosh se po cenojmë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila kritikoi sulmet e kryeministrit Rama ndaj SPAK.

Në një konferencë për shtyp bashkë me Ramën, Manja tha se PS nuk mund të akuzohet për cenim privatësie të drejtësisë dhe as për ndërhyrje në vendimmarrje. Ministri shtoi se qeveria nuk i ka diskutuar vendimet e gjykatës, por se po kërkon perfomancë nga e organeve të drejtësisë.

“S'mund të akuzosh sot dhe as të drejtosh gishtin se po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit ne drejtim të një force politike siç është PS. Ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës dhe reformimin e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë në vendimmarrjet e drejtësisë as dje as sot. Kush drejton gishtin nga ne fillimisht duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësinë e gjyqësorit e ka garantuar ligji dhe lidhet me vendimmarrjen e gjyqtareve dhe prokurorëve. PS dhe Kryeministri dhe çdo pjesëmarrës i PS nuk i ka diskutuar vendimet e gjykatës. Vendimet e gjykatës kanë të drejtën ti komentojnë akademikët, jo ne si forcë politike. Por të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në kushtet tona ligjore. Në këtë pikë kryeministri, por edhe unë si ministër i drejtësisë, po ushtrojmë detyrën që na ka dhënë ligji dhe lidhet me politikat e drejtësisë, që janë përgjegjësi e kësaj mazhorancë”, tha Manja.

Pak ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim ha se nuk është e  përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo.

 

Të fundit