Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Largim nëse s’fiton zgjedhjet? Rama: Hallin për të krijuar qeverinë e re do ia delegoj dikujt tjetër
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse PS nuk siguron mandatet e nevojshme për të rifituar edhe një mandat tjetër, nuk do bëjë koalicion me PD dhe LSI.
I ftuar në ‘Real Story’, la të nënkuptojë edhe largimin nëse nuk merr 71 mandate, duke thënë se “nëse i duhet të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegojë dikujt tjetër"
“Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare.
Qeveri nga halli unë nuk bëj. Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve.
Se që të rregulloj telat, jepi tjetrit një ministri, tjetrit 4 drejtori. Nëse nuk merr shumicën që mua më duhet për ta çuar Shqipërinë në majë, dhe duhet të bëjë proces nga halli, hallin do ia delegoj dikujt tjetër", tha Rama.
Ndërsa pas kësaj deklarate, emisioni pati një hapësirë publicitare, kryeministri e zbuti deklaratën e tij në pjesën tjetër, duke thënë se “nga halli kurrë, nga nevoja e Shqipërisë e një kalimi përtej pandemisë politike, cdo gjë mund të jetë e mundur në 4 vitet që vijnë. Nga halli në asnjë mënyrë. Se për mua pushteti nuk është qëllim.
Nëse PS nuk i ka votat për qeveri, por nga halli kurrë. Për mua pushteti është mjet për të realizuar qëllimin, qëllimet e mia nuk janë personale.
Bashkëpunim nga nevoja për të shkuar përtej pandemisë e shoh shqipërinë gati. Nuk e kam për diversion”, tha Rama.