Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Një gotë raki do ta ngrija për shëndetin e Metës”, Rama: Kam një kusht për bashkëpunimin me Bashën

“Një gotë raki do ta ngrija për shëndetin e

Gjatë gjithë fjalës së tij nga Skrapari, kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” presidentin Ilir Meta.

Nga vendlindja e Presidentit, Rama u shpreh se po të kishte një gotë raki do ta ngrinte për të dhe familjen e tij, pasi ka ngrënë bukë me ta dhe ju do të mirën.

“Po të kisha një gotë rakie do ta ngrija me të vërtetë për shëndetin e Ilir Metës e për familjen e tij. Sinqerisht, kam ngrënë bukë me ta.

Dollinë e dytë për referendumin e Vlorës, e ti thoja Ilirit boll  tani zbrit nga maja se e teprove”.

Kryeministri sërish ftoi Bashën për bashkëpunim, por me një kusht, të ndahet përfundimisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Unë jam gati të bashkëpunoj me Bashën me kushtin që të ndahet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, tha ai.

Me tej Rama shtoi se do që pas 25 prillit të jetë kryeministër i Shqipërisë për gojën e qytetarëve.

“Unë dua pas 25 prillit të jem Kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm tek puna, por edhe tek goja. Do më duhet punë me vete por është e rëndësishme të bëjmë çmos që politika mos i shqetësojë kaq shumë sa i shqetëson nënat, gjyshet e këtij vendi”.

Fjalën e tij në Skrapar Rama e mbyllur duke lënë amanet Ilir Metën.

“Amanet shokun tim, djalin dhe vëllain tuaj Ilir Meta. Është rasti i fundit për ta shpëtuar për ta kthyer nga Vlora në Tiranë për të mos e lënë të përfundojë në çmendinën e Vlorës”, përmbylli fjalën e tij.

 

Të fundit