Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Punëtorë nga Bangladeshi”, Rama: Është nxjerrë nga konteksti; i përgjigjet Bushatit: Ku kupton ai nga këto

“Punëtorë nga Bangladeshi”, Rama: Është

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e një dite më parë, kur një një takim me një sipërmarrës fason foli për marrjen e punëtorëve të huaj nga Bangladeshi, madje sipas tij për shkak se nuk dinë shqip nuk merren as me thashetheme.

I ftuar në Open, Rama tha se deklarata është nxjerrë nga konteksti.

Është nxjerrë nga konteksti, punëtori i huaj është gjë normale. E dyta kemi fat të madh se jemi në mes të Europës. Italia, Gjermania, Greqia janë një orë larg.

Ky zotëria që fliste është një sipërmarrës i talentuar. Paga e tij në fabrikë është 400 mijë lekë dhe ai ka punë dhe nuk gjen punëtorë. Turqia ka 400 dollarë për punëtorin.

Nuk i ngre unë pagat në sektorin privat, por vendos një pagë minimale”, tha Rama.

I pyetur mbi qëndrimin e deputetit të PS, Ditmir Bushati, sipas të cilit pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit, Rama nuk preferoi ta komentojë.

Ku kupton Bushatin nga këto një herë, e njoh shumë mirë. Ai është brenda nesh por s’do të thotë se kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare. Unë kuptoj cdo gjë që flas se gjërat që nuk i di i mësoj”, tha Rama.  

Të fundit