Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qëndroi më pak se një orë, Balluku 'kyç gojën' nga GJKKO për mediat


Qëndroi më pak se një orë, Balluku 'kyç

Belinda Balluku është larguar nga ambientet e GJKKO-së pas një qëndrimi për më pak se një orë, pa dhënë deklarata për mediat.

Seanca u shty për dy orë, me kërkesë të avokatëve të saj, të cilët kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dosjes.

Balluku ishte thirrur sot për verifikimin e masave të sigurisë: ndalimin e daljes jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra.

Zëvendëskryeministrja e pezulluar është shpallur e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa vijon të hetohet edhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe, një proces i përbashkët me vlerë rreth 210 milionë euro. Para dy ditësh, GJKKO vendosi pezullimin e saj nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe i ndaloi të largohej jashtë territorit shqiptar.

 

Të fundit