Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për borxhin ndaj Durrësit: Çmontimi i LSI ishte projekt i përbashkët me Bashën, por u tradhëtua

Rama flet për borxhin ndaj Durrësit: Çmontimi i LSI ishte
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama foli  për moton e fushatës së PS në vitin 201 7, ku asokohe ai angazhohej që LSI “të çohet për skrap”. Në fjalën e tij, ka kujtuar edhe një “zotim” të Lulzim Bashën, por të ‘tradhtuar’ prej liderit të PD, sipas Ramës.

Ai tha se “çmontimi” i LSI-së ishte projekt i përbashkët me kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit e ka tradhëtuar. Ai shtoi se LSI duhet zhbërë si parti.

“Çuarja për skrap e LSI praktikisht projekt i përbashkët me Bashën por i tradhëtuar me Bashës, Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që  e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar lsi për skrapo ishte ai që u betua se sdo kmetë më matrapazllëqe me LSI e SHPK, dhe sot është thjesht  një aksion në SHPK e katër ortakëve ku ai është ortak minorance sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta.

LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personat kam besuar më parë, se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Mjafton që ju të ndryshoni ekran do jeni njerëz të tjerë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, tha Rama.

Ky i fundit sqaroi dhe deklaratën se Durrësit i ka një borxh. Rama u shpreh se “borxhi” lidhet me origjinën e tij, por edhe mepotencialet që ka ky qytet.

“Sa i përket çështjes së borxhit, kjo lidhet me origjinën time jetën time, kujtimet e mia, lidhet me mua personalisht.  Natyrisht lidhet dhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për tu shfrytëzuar”, tha Rama.

Të fundit