Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore

Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, i

Gjatë konferencës me fokus “Rindërtimin”, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar sërish programin e PD, duke e quajtur si një “program i dobët dhe pa shtyllë kurrizore si lideri i PD”.

Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve thkesoi ndër të tjera se do të ketë një rishikim të taksës progresive, që sipas tij për PS është e mbështetur në filozofinë “kush fiton më shumë paguan më shumë, dhe kush fiton më pak, paguan më pak”.

Është kohë e humbur të diskutojmë propozimet e PD, pasi në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por vlen në parim që t'i përgjigjem pyetjes, sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona.

Taksa e sheshtë është për të pasurit, për t’iu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë, dhe për t’iu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë konsiderohet taksë progresive, pasi është një taksë që ka dhënë rezultat qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në të ardhurat për individët, 23 % që i referohrni është keqinterpretim, sepse 23% nuk fillon në atë pikë ku ju iu referuat, ky është fakt.

Jemi të vetëdijshmë për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetin me synim që të jemi më të hapur ndaj atyre që janë jo në pjesën  e sipërme, por në atë që ju prekët, por kjo do të bëhet bazuar në bindjen se është koha për ta bërë, dhe e dyta, pa asnjë lidhje me fushatën elektorale. Nuk duam të dobësojmë karakterin tonë, bazën tonë që është filozofia kush fiton më shumë paguan më shumë, dhe kush fiton më pak, paguan më pak”, tha Rama.

Të fundit