Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryeministri dhe shefja e Infektivit marrin dozën e dytë të vaksinës, Rama: Në shkurt vijnë 40 mijë të tjera

Kryeministri dhe shefja e Infektivit marrin dozën e dytë të

Ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid në stadiumin “Air Albania”. I pari që ka injektuar dozën e dytë të vaksinës “Pfizer” është kryeministri Edi Rama, dhe pas tij drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo.

Ndërkohë para nisjes së procedurës, Rama është pyetur nga infermieret nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo efekt negativ nga vaksina e parë dhe është përgjigjur “zero efekte anësore, as temperaturë, asgjë”.

Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve nëse pas marrjes së dozëz së dyte mund të quhet i imunizuar nga Covid-19.

 “Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me “Pfizer”. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë patjetër që duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët", tha kreu i qeverise, duke shtuar se në shkurt do të vijnë 40 mijë dozat e tjera.

Kryeministri u ndal dhe tek ardhja e 1170 dozave nga “Pfizer”mbrëmjen e kaluar, duke folur për një situatë tejet kaotike me furnizimin në gjithë Europën.

“Mos të harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike. Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit”, tha Rama.

Të fundit