Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon se ka kërkuar të paguaj për lobing në SHBA: Ishte historia e hapjes së kutive

Rama pranon se ka kërkuar të paguaj për lobing në SHBA:

Kryeministri Rama pranon se ka qenë i gatshëm të paguajë për të lobuar në SHBA.

I ftuar në MCN tv, Rama thotë se bëhet fjalë për kohën kur e majta kërkonte hapjen e kutive në vitin 2009.  

Diskutimi:

Rakipi: Në 30 vite vijnë njerëz të varfër dhe gëzohen shumë që ikin të lumtur nga Shqipëria?

Rama: Shumë kohë më parë kam takuar një personalitet që e admiroj, ka qenë një nga lojtarët ë mëdhenj të politikës së jashtme amerikane, Bryan. Kishim historinë e kutive asokohe. I thashë është e mundur të bëjmë një lobing në SHBA. Më tha ‘çfarë do të arrish?’. Nëse do të sensibilizosh njerëz, të dalin disa artikuj në media, nëse mendon se do arrish të ndryshosh 1 milimetër qëndrimin që ka DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) e ke gabim. Nëse do të ishte e bleshme, nuk kishte nevojë të vinte në Shqipëri se do ta kishin blerë me kohë.

Rakipi: Pse keni 30 vjet që bëni foto?

Rama: Kjo s’ka lidhje me bleshmërinë e DASH. Fotot me kongresmenë dhe senatorë për mua janë kënaqësi e tejkaluar shumë kohë më parë. Kur ishim në opozitë dhe me lobingje në SHBA maksimumi mund të çosh disa çështje në disa kongresmenë, të bësh disa foto. Për mua kjo është çështje që i përket fëmijërisë sime në politikë. Unë s’jam më fëmijë në politikë. Macron e kam mik dhe është nga të paktët që e di dhe kur mos të jem kryeministër dhe ai president do të jemi miq.

 

Të fundit