Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘ultimatum’ dy ministrave të Brendshëm: Hiqeni lejen 5-vjeçare, mos ta hedhim në votim

Rama ‘ultimatum’ dy ministrave të Brendshëm: Hiqeni lejen

Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që po mbahet në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka dalë me një kërkesë për dy ministrat e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe homologun e tij Xhelal Sveçla.

Rama kërkoi nga ministrat që të hiqet leja 5-vjeçare e qëndrimit të qytetarëve në një nga shtetet respektive, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Kryeministri kërkoi që leja të hiqet pa u votuar në mbledhje.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Një pyetje kam, se gjithmonë e kam këtë kuriozitet se si funksionon racionalja e një ministri të Brendshëm si figurë, dhe jo për të dy. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet?! Do martohen njerëzit, me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë te prapë ju që t’ju konfirmojmë se janë bashkë dhe do rrinë më gjatë. Pse nuk e hiqni këtë 5-vjeçarin?! E marrin lejen për t’u martuar nga familjet përkatëse, juve ju njoftojnë se jemi martuar dhe kemi vendosur që të jetojmë në Kosovë ose Shqipëri dhe me këtë njoftim ju jepni lejen. Po pse duhet të vinë te ju pas 5 vitesh? Mund të ma shpjegosh këtë? Njëri nga ju mjafton. Një mënyrë mendimi është se kur je ministër i brendshëm. Puna është që me kërkuar leje.

Sveçla: Nuk do të ketë nevojë që leja…

Rama: Në cilin rast doni ju që të vijë ai për 5 vite

Sveçla: Leja do të vijë për studentët, për të punësuarit, më pas do t’i zgjatet.

Rama: Po hiqeni fare këtë lejen 5 vjeçare. Hiqeni këtë 5-vjeçarin. Si thoni?! Mos ta heqim me votë këtu, se dilni në minorancë të dy këtu (Qesh)

Çuçi: S’ka nevojë për votë, pasi i shtojmë një zero pas 5 dhe bëjmë 50.

Të fundit