
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
"Shihej si 'delfini' i Ramës", BIRN: Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni me vlerë transaksionesh prej mbi 1 mln euro
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.
Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri në dorë, i shoqëruar në distancë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që ekranet e disa televizioneve e shfaqnin atë sikur ishte i pranishëm në një aktivitet të parapërgatitur, me logon “Live”.
Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë Agi Kons dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.
SPAK deklaroi gjithashtu se po kryente hetime ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, të cilën e akuzon për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.
“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim.
Ministër në kabinetin e parë të Ramës dhe kryetar i Bashkisë më të madhe të vendit prej vitit 2015, Veliaj është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet me urdhër të SPAK për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.
Veliaj firmoste sipas SPAK shpërndarjen e fondeve publike ose lejeve të ndërtimit tek një grup subjektesh tregtare, të lidhura ngushtë me të, të cilët i kalonin më pas këto fonde tek një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të cilat kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe njerëz të afërt të saj.
“Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar…,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se rrethi familjar i Veliajt ka përfituar përmes kësaj skeme një vilë në Qerret si dhe të ardhura me vlerë 110 milionë lekë, origjina e të cilave është synuar që të tjetësohet përmes futjes së tyre në sistemin bankar.
SPAK thotë gjithashtu se një pjesë e parave ka shkuar për blerje online në rroba dhe bizhuteri nga Xoxa, që për një periudhë 4-vjeçare kapin vlerën e 86.7 milionë lekëve.
Veliaj dhe Xoxa akuzohen gjithashtu për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.
Sa i përket pesë biznesmenëve, SPAK i akuzon ata për veprën penale të korrupsionit aktiv.
“Këta shtetas dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve… të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.,” thuhet në njoftim.
Erion Veliaj, 45 vjeç shihej brenda Partisë Socialiste si “delfini” i kryeministrit Edi Rama dhe një pasues i mundshëm i tij, përpara se figura e tij politike të njollosej nga skandale si afera e inceneratorëve apo një skemë korrupsioni e drejtorëve të Bashkisë së tij, e njohur si dosja 5D.
Karriera e tij politike filloi në mesin e viteve 2000, kur Veliaj u rikthye në Shqipëri nga studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe themeloi lëvizjen Mjaft! – një organizatë aktiviste që u bë asokohe e njohur përmes protestave inovatore. Veliaj u katapultua në Partinë Socialiste pasi dështoi të bëhej pjesë e Kuvendit të Shqipërisë përmes lëvizjes politike G99 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Lidhur me këtë hetim, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive të llogarive bankare të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të në vlerën e 869 mijë eurove si dhe parave të tjera të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të zyrave të Xoxës në dhjetor. Reporter.al
Të fundit



Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42








