Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S’janë dy po tre, i treti rri vështron”, Rama ‘fut në lojë' edhe Metën?

“S’janë dy po tre, i treti rri vështron”, Rama

Në bashkëbisedimin me demokratët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse bie fjala te numrat, çka nënkupton rezultatet zgjedhore, mund t’i mundë jo të dy po të tre.

Kryeministri theksoi se i treti është duke vështruar e duke pritur për të hyrë në mes, çka nënkupton në këtë rast se i treti, mund të jetë presidenti Ilir Meta.

“Po të jetë për numra, i mund të dy. Madje jo të dy po të tre. Se nuk janë dy po janë tre. Po i treti rri e vështron se prisni se i treti do të vijë të futet në mes. Nuk është personale, as partiake është shoqërore”, tha Rama.

Deklaratat se po mbron Bashën duke e ndihmuar, kryeministri i mohoi. Ai tha se nuk gëzon respektin as për të e as për Berishën, teksa u ndal te përgjegjësia që duhet të marrë secili nga përgjegjësit e protestës së djeshme.

“Policia ka mbajtur standartin që ka mbajtur edhe për sulmet ndaj Kryeministrisë. Për sa kohë protestuesit janë marrë me mure e dyer, policia nuk ka ndërhyrë. Por ka nga ana tjetër, nuk ka ndërhyrë edhe për një arsye tjetër. Si pala jashtë edhe brenda, papërgjegjshmërisht ishte e gatshme për gjakderdhje, për të përdorur njerëz si viktima. Prokuroria e policia nuk kanë bërë dallime, janë marrë nga të dyja palët. Dhe kush është përfshirë në dhunë do mbajë përgjegjësi. Nuk kam asnjë respekt as për Lulin tim, as për Saliun tënd.  Njëri thotë pengu i këtij, tjetri tubi i oksigjenit të këtij. Ia thonë demokratëve duke i trajtuar si budallenj për interesin krejt personal”, deklaroi Rama.

Të fundit