Flash News

Ditari i Maxhorancës

The Economist për demokracinë në Shqipëri: Jemi futur në një klasë me BE dhe SHBA, zhvillim pas 2013-ës

The Economist për demokracinë në Shqipëri: Jemi futur
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi përmes një konference për mediat vlerësimin e The Economist për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Ai tha se ky është vlerësimi më i arritur deri tani.

Arritjet Rama ia adresoi qeverisë së tij, duke thënë se vetëm pas vitit 2013 zhvillimi i demokracisë ka pasur ngjitje të qëndrueshme.

Si një arsye që ndikoi në këtë vlerësim sipas Ramës, është edhe miratimi i Reformës Zgjedhore.

“Vetëm pas vitit 2013 ka nisur një ngjitje të qëndrueshme. Është një vlerësim që shënon arritjet më të mëdha deri tani, pasi sjell kalimin në një kategori tjetër.

Jemi futur në një klasë me BE dhe SHBA, në kategorinë e një demokracie të zhvilluar. Vendet e tjera kanë përkeqësim, sidomos gjatë pandemisë. Vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese dhe reforma elektorale konsiderohet si një nga arsyet kryesore të këtij vlerësimi.

Me çmontimin e metodës së vjetër të koalicioneve, ka hyrë në një klasë tjetër edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha e stërtha që ishte mënyrë për të kapur zgjedhjet e lincuar grupit kundërshtare me regjimin. Se këtu përdoret dhe fjala regjim, përdoret rëndom, garantoi kalimin në një stad tjetër, ka bërë që të respektohet adresa e votës dhe të mos ketë më voto për njërin, nxjerr tjetrin dhe në fund del një i tretë”, tha Rama.

 

Të fundit