Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhje të parakohshme për Tiranën apo do pritet vendimi për Veliajn? Si u përgjigj Rama

Zgjedhje të parakohshme për Tiranën apo do pritet vendimi

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndonëse ndodhet prej muajsh në paraburgim.

I ftuar në Opinion, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim. Ai tha se ka kërkuar disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar rasti i bashkisë, pra nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, apo nëse do pritet derisa gjykata të dalë me një vendim për Veliajn.

Pjesë nga intervista: 
Blendi Fevziu: A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di.  

Blendi Fevziu: Pra do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim?

Edi Rama: Nuk e di, kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo.

Kujtojmë se SPAK ka marrë të pandehur kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Veliaj është i akuzuar për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.

Të fundit