Flash News

Ditari i Opozitës

35 veta delegacion drejt OKB-së, Berisha: Rama e refuzoi Begajn në "Ismailin" e tij

35 veta delegacion drejt OKB-së, Berisha: Rama e refuzoi Begajn në

Kreu i PD-së Sali Berisha, në deklaratën e përjavshme për shtyp, tha se shpenzimet e delegacionit shqiptar në sesionin e përvitshëm të OKB-së shkojnë rreth 500 mijë euro, teksa tha se kryeministri Rama kishte refuzuar që delegacioni i tij dhe Presidentit të udhëtonin në të njëjtin avion.

Udhëtimi për në OKB i Ramës dhe Presidentit do të jetë një nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.

Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe që do të thotë se po të kemi parasysh se Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij delegacionin e Kryetarit të Shtetit, do të thotë një shpenzim deri në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.

U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve në mënyrë që të votojnë ligjin për minimumin jetik”, tha Berisha.

Të fundit