Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, Bardhi: Gati për të shkuar drejt çdo akti

Aksioni opozitar, Bardhi: Gati për të shkuar drejt çdo akti

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në mbledhjet e tyre të grupit i kanë marrë vendimet unanime.

Bardhi tha se demokratët janë gati për të shkuar drejt çdo akti, duke theksuar se s’ka asnjë ndalesë për bashkim.

“Zgjidhja e kësaj problematike nuk është çështje e kësaj gjykate, por e secilit prej nesh. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të PD, e kanë treguar përgjegjshmërinë. Qëndrimin tim për ngërçin e dini, kërkon vendimmarrje të guximshme të strukturës së partisë. Opozita gati për të shkuar drejt çdo akti. Opozita është e bashkuar në aksionin e vetë në Parlament dhe në aksionin e saj jashtë parlamentit. Çdo deputet e ka për detyrë që të zhvillojë takime me qytetarë. S’ka asnjë ndalesë për t’u bashkuar asnjë me askënd”, tha Bardhi.

 

Të fundit