Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ironizon Ramën: Pasi derdhi lot gjithë ditën për Veliajn, në darkë i zuri vendin

Berisha ironizon Ramën: Pasi derdhi lot gjithë ditën për

Kryedemokrati Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, pas komenteve dhe lëvizjeve të tij sot pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Berisha tha në rrjetet sociale se Rama gjatë gjithë ditës ‘derdhi lot krokodili’ për arrestimin e Veliajt, ndërsa në darkë sipas tij, gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin.

“Mirëmbrëma miq, Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Velinë gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin”, tha Berisha. 

Kujtojmë se Rama paralajmëroi më herët se do të garojë si kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe do të drejtojë fushatën në këtë qark.

Ndërkohë dje Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, për disa akuza që përfshijnë korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. 

Të fundit