Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha konstruktiv, thirrje BE-së nga protesta: Hapni negociatat me Shqipërinë, shpresojmë të çelen këtë javë

Berisha konstruktiv, thirrje BE-së nga protesta: Hapni negociatat me

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim konstruktiv teksa ëhstë ndalur te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE gjatë fjalës që mbajti në protestën kombëtare të thirrur prej tij.

Berisha i bëri thirrje BE-së që të hapë negociatat me Shqipërinë. Ai tha se shpreson se nisja e bisedimeve të anëtarësimit të ndodhë këtë javë.

"Këtë javë shpresojmë që BE të vendosë hapjen e negociatave. Dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë, të hapin negociatat me Shqipërinë, të mos shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por jo negociatat, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demoni i pushtetit, kryehajduti i Europës", tha Berisha.

 

Të fundit