Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me grupin: PD mbështet pedagogët, të mos përkulen para qëndrimit cinik të Ramës

Berisha me grupin: PD mbështet pedagogët, të mos përkulen

Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar të PD, ku shprehu mbështetjen për protestën e pedagogëve. Duke hedhur akuza ndaj qeverisë, ai garantoi pedagogët se PD i mbështet në çdo veprim.

Ai apeloi që askush të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant, referuar kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se beteja e pedagogëve duhet të vazhdojë.

“Dua të shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.

I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar…

Ndaj me këtë rast, i bëj thirrje çdo pedagogu, çdo asistenti, çdo laboranti, çdo punonjësi në universitet, çdo studenti dhe çdo familjari, të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant, cinik dhe mashtrues të një njeriu, që de facto po i çon universitetet drejt shkatërrimit.

U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin këtë protestë me të gjithë potencialin e tyre si një kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualët shqiptarë.

Ndaj duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve, duke përgëzuar këdo që mori pjesë në atë protestë masive, duke dënuar deklaratat cinike të Edi Ramës, u bëj thirrje që të vazhdojë kjo betejë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit