Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përshëndet qëndrimin e KE: Mirënjohje që i tha kryehajdutit se nuk do e pengosh kurrë drejtësinë

Berisha përshëndet qëndrimin e KE: Mirënjohje që i tha

Kreu i PD Sali Berisha shprehu vlerësim dhe mirënjohje për qëndrimin e Komisionit Evropian për çështjen Balluku, që i dha ultimatum Kuvendit të nisë adresimin e kërkesës së SPAK për imunitetin e saj.

“Një mirënjohje të pakufishme Komisionit Europian për deklaratën e sotme, në të cilin i tha kryebanditit, kryehajditit, se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh. Le të bëhemi ne përmbaruesit e vendimit, ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin”, deklaroi Berisha.

Berisha i bëri thirrje jo vetëm qytetarëve, por edhe efektivëve të policisë t’i bashkohet protestës që do të mbahet nesër, për të rikthyer ligjin, Kushtetutën e votën e lirë.

“Nesër, u bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje.

Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës”, tha Berisha.

Të fundit