Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha u përgjigjet kritikëve: Argita Malltezi nuk do garojë me ta atin, kam kodin tim

Berisha u përgjigjet kritikëve: Argita Malltezi nuk do garojë me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetari Lorenc Vangjeli për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të PD.

I ftuar në Syri tv, Berisha ka hedhur poshtë zërat duke thënë se e bija nuk do të garojë me të atin e saj.

Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%.

Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.

Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.

E vetmja gjë që  nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj.

Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha Berisha.

 

Të fundit