Flash News
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
Berisha: Drejtor policie në Tiranë do emërohet narkobanditi që zvarriti Ilir Metën
Censi i Popullsisë, denoncon Dule: Po kryhen shkelje me regjistrimin e minoritetit grek
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se po kryhen shkelje me regjistrimin e minoritetit grek në Censin e Popullsisë 2023.
Sipas Dules anketuesit nuk po e bëjnë regjistrimin në tablet, por mbajnë shënime në fletë dhe se nuk i pyesin qytetarët për etninë, gjuhën amtare dhe për fenë.
“Jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi me qëllimin e një rezultati demokratik dhe të gjithë pranuar. Me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet aktivistëve të PBDNJ-së, në lidhje me zhvillimin e Censit. Në radhë të parë ka shumë raste kur regjistrueset në kundërshtim me ligjin nuk regjistrojnë me tabletat përkatëse por mbajnë shënime me premtimin se do t’i hedhin më vonë.
Nuk lihet njoftim me shkrim ashtu siç e kërkon ligji në banesat ku nuk gjendet një qytetar. Kemi raste të denoncuar si në Tiranë, Korçë, Sarandë, dhe gjetke ku nuk u drejtohen qytetarëve pyetjet për etnike gjuhën amtare dhe besimin fetar. Për këto u thuhet se janë fakultative. Është e detyrueshme përgjigja nga ana e regjistrueset”, deklaroi Dule.