Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Debate tek “Siguria”, Spaho-socialistëve: Keni përgjegjësi, kërkoni të rikthehet normaliteti
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me tensione dhe debate.
Deputetët e opozitës nuk lejuan të zhvilloheshin diskutimet me në fokus marrëveshjen për refugjatët, të firmosur nga kryeministri Rama dhe Giorgia Meloni.
Deputeti demokrat Edmond Spaho iu drejtua socialistëve duke u kërkuar të mbajnë përgjegjësi dhe të reflektojnë për situatën e krijuar.
“Keni përgjegjësi. Po të ishit në pozita parimore, s’do të arrinim këtu. Reflektoni dhe kërkoni që të kthehet normalitet”, tha Spaho.
Marrëveshja për refugjatët u ratifikua nga qeveria shqiptare, ndërsa ajo italiane e miratoi dje në Parlament. Tanimë, marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të shqyrtohet brenda këtij muaji.