Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi kërkesë në SPAK për çështjen ‘McGonigal’: Na informoni mbi hetimet për Edi Ramën

Gazment Bardhi kërkesë në SPAK për çështjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare SPAK duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri të çështjes ‘McGonigal’.

Kërkesa e Bardhit vjen pasi ish agjenti i FBI Charles F. McGonigal pranoi të premten fajësinë për dosjen shqiptare.  

“Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor.” – thuhet në letër

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes dhe nëse ka nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Në Janar të këtij viti, Bardhi kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale:

1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

 

 

Të fundit