Flash News

Ditari i Opozitës

Humor e ironi në Kuvend/ Balluku i thotë ‘bukurosh’, Balliu: Ty të bënë paratë e shqiptarëve

Humor e ironi në Kuvend/ Balluku i thotë ‘bukurosh’,

Seanca e së hënës në Kuvend u shoqërua me tone të nxehta mes zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku, dhe deputetit të PD-së, Klevis Balliu.

Gjithçka nisi kur Balluku iu drejtua me ironi demokratit duke e etiketuar “bukurosh”.

“Më fal, ty mund të të quaj bukurosh? Ti bukurosh mos fol për momentin”, tha ministrja, ndërsa Balliu reagoi menjëherë.

“E para, faleminderit për ‘bukuroshin’, por unë kështu kam lindur. Ndërsa ty, ‘bukuroshe’, të kanë bërë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat e akuzoi më tej Ballukun për tenderat e rrugëve, duke e lidhur me projektin e ashtuquajtur “Tigrin”.

PJESË NGA DISKUTIMI

“Më fal ty mund të të quaj bukurosh? Ti bukurosh mos fol për momentin”, i tha Balluku deputetit të PD Klevis Balliu i cili reagoi menjëherë.

 “E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe. Ti bën mirë këtu të flisje për Tigrin 1 dhe Tigrin 3. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë europa, në popullin më të varfër të europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës.

Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin. Ti zonjë vjen këtu me popullin më të varfër me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe bën 25 milionë euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen me një shi. Duhet të flasësh për këto. Për bukuroshët, gjej kohën tënde, jo këtu në Parlament”, tha Balliu.

 

 

Të fundit