Flash News

Ditari i Opozitës

“Je për burg”, Basha i përgjigjet Berishës: Po bëhesh qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tua

“Je për burg”, Basha i përgjigjet Berishës: Po

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish liderit të PD, Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e mbajtur sot në Kurbin.

Në një postim në tëitter, Basha shkruan se Berisha po bëhet gjithnjë e më qesharak, duke i cilësuar deklaratat e tij trillime dhe gënjeshtra.

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.

PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

Kujtojmë se Berisha i ka kujtuar Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe 'Toyota Yaris'. 

Berisha thotë se Basha është për t’u futur për burg, si dhe tregon se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi. 



 

 

Të fundit